gatuajme me
miell mokra

pasioni per shijen

Miellrat Mokra 25 kg/50kg , kushtuar profesionistëve dhe mjeshtrave të gatimit, garantojnë performancë të lartë si dhe rezultate të cilësisë së lartë për të gjitha llojet e përpunimit, nga buka tek pica, nga ëmbëlsirat tek makaronat e freskëta.

miell super premium tip 00

Miell nga grure i butë i cilesise se larte, i përsosur për të gjitha përdorimet ne furrat e bukes. Pjekje të përsosur në cdo lloj furre duke ruajtur volumin dhe strukturen e prodhimit dhe përpunimi I shkëlqyer e bëjnë shumë të përshtshëm për cdo prodhim ku nevojitet miell.

25 Kg | 50 Kg

miell gruri premium

Ideal per pica

Është krijuar për të ofruar një produkt të vërtetë profesional për ata që duan të përgatisin pica. Gruri i nënshtrohen një bluarje të lehtë, në mënyrë që të fitohet një miell që siguron elasticitet ndaj brumit dhe tolerancë ndaj tharmit.

25 Kg

miell gruri natyral

Perbere nga gruri i bute  i cilesise se larte, me permbajtje te larte proteinike.
Prodhimet jane me ngjyrë të artë , me një aromë karakteristike dhe një butësi e shije natyrale.

25 Kg | 50 Kg

miell gruri premium

Ideal per byrek tradicional

Një miell me elasticitet të lartë dhe punueshmëri të mirë, i shkëlqyer në prodhimin e byrekëve.

 

25 Kg

miell gruri premium

Ideal per byrek & sfoliat

Një miell me elasticitet të lartë dhe punueshmëri të mirë, i shkëlqyer në prodhimin e byrekëve,sfoliateve, petave të njoma.

25 Kg

miell gruri
tip 500

Ideal per byrek tradicional

Siguron strukturë dhe volum në produktet e pjekura , ruan shijen dhe aromën natyrale të grurit. Ideal per buke,  bageta, kulaç, bukë me ullinj, biskota, simite, franxholla , amareta, kek, e tj.

25 Kg

miell gruri
tip 900

Integral

Eshtë prodhuar me metodën tradicionale nga bluarja integrale e grurit te perzgjedhur me proteinë të lartë.  I pasur me fibra, siguron një aromë karakteristike pas gatimit. Ideal për prodhimin e bukëve të zeza dhe biskotave integrale.

25 Kg

miell gruri premium

Per pasticeri

Një miell i marrë nga bashkimi i llojeve të ndryshme të grurit. Prodhohen ëmbëlsira shumë të buta dhe pasta të shkrifëta. Ky miell është veçanërisht i përshtatshëm për të bërë kek, biskota, ëmbëlsira, krepa dhe petulla

25 Kg

ne guzhinen tuaj

Miellrat tanë 1 kg, 5 kg dhe 10 kg kushtuar të apasionuarve të gatimit, dhe të gjithë atyre që duan të shprehin krijimtarinë e tyre në kuzhinë dhe të realizojne receta me një shije autentike dhe të paimitueshme.

miell gruri
shumeperdorimesh

*Integral

Mielli është jashtëzakonisht i gjithanshëm dhe mund të përdoret për shumicën e produkteve të pjekura, duke përfshirë bukë , ëmbëlsira, biskota, byrek, petulla, pice, pite, jufka, kurabie, torta, kek e tj.

1 Kg | 5 Kg | 10 Kg

miell gruri premium

Ideal për byrek & sfoliat

Rekomandohet për te gjithe ata qe duan të pergatisin nje byrek të shijshem të bërë në shtëpi.

1 Kg