kush jemi
“Hekta Group”, është një kompani e cila operon prej 30-të vitesh në tregun lokal dhe ndërkombëtar. Nisur nga potenciali i prodhimit dhe cilësia në një nga fabrikat më të mëdha në vend, “Hekta Group” vendosi të investojë dhe të krijojë “Miellin Mokra”, duke sjellë një brand të fortë, lider në treg. Cilësia dhe standartet e larta europiane të prodhimit janë elementët kryesore.
Teknologjia jonë moderne, nuk do të ndalet këtu!
Fabrika jonë e madhe, synon të sjellë një gamë të gjerë produktesh, të cilat do të përbejnë një shportë të veçantë e plotë shije për shtëpinë tuaj.
Ne kuptojmë se është detyra jonë t’i ofrojmë konsumatorëve në Shqipëri, grurin më të mirë të përpunuar dhe jo vetëm. Këtë, duke siguruar gjithashtu dhe çmimet më të mira plotësisht të arritshme nga të gjithë.
vizioni
Të frymzojmë pjesën më të bukur dhe përmbushëse të gatimit: përdorimit të miellit për të krijuar ushqime të mrekullueshme, duke u kujdesur maksimalisht për shëndetin dhe të ardhmen e konsumatorëve tanë.
Kështu, do të ndërtojmë një gamë të gjerë me produkte të cilësisë së lartë për sigurinë e familjeve tuaja.
Programi ynë i trajnimeve do të përfshijë jo vetëm stafin e kompanisë por edhe fermeret e vendit, për një zhvillim me të gjerë në prodhimin e lëndës së parë brenda vendit.