PËRBËRËSIT:
- 500 gr miell mokra me Riso Venere
- 250 gr gjalpë
- 2 të verdha veze
- 200 gr sheqer pluhur
- lëkura e grirë e një limoni bio fakoltativ
- pak kripë
- reçel sipas dëshirës
PEPRGATITJA:
Si fillim për brumin e shkrifët duhet të themi qe gjalpi i përdorur për këtë pastë duhet të jetë i ftohtë direkt nga frigoriferi. Marrim një grirës elektrik dhe hedhim në të gjalpin e ftohtë të prerë në copa dhe shtojmë edhe miellin e pak kripë.E grijmë masën derisa të arrijmë një masë si rërë. Më pas hedhim në tavolinën e punës masën dhe i shtojmë të verdhat e vezëve dhe sheqerin pluhur. Sipas dëshirës mund ti shtoni pak lëkurë limoni ose portokalli të grirë hollë. I përziejmë shpejt të gjithë përbërësit derisa të arrijmë një masë homogjene.
Duhet të kemi kujdes që të mos i përziejmë shumë në mënyrë që të mos forcohet brumi. E bëjmë brumin në formë katrore dhe e mbledhim me qese kuzhine. Vendosim brumin në frigorifer për të paktën 30 minuta përpara se ta përdorim. Më pas marrim brumin i biem pak sipër me okllahi/pec që të zbutet pak e më pas e hapim petën e brumit sipas përdorimit. Nëse do bëjmë një tartë duhet ta hapim petën rreth 3-5 mm dhe më pas të mbushet me reçel sipas dëshirës.