PËRBËRËSIT (për 4 persona) :
- 500 gr miell mokra me Spirulina
- 250 ml dhallë
- pak kripë
- 1/2 pako maja birre
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
PEPRGATITJA:
Nëse keni një makineri për ngjeshje brumi mund ti hidhni të gjithë përbërësit per pite në tigan në të dhe pas disa minutash brumi është gati. Nëse brumin e bëjmë me dorë, hedhim në fillim miellin në tavolinën e punës dhe pastaj shtojmë me ngadalë të gjithë përbërësit. Në fillim pak kripë dhe hapim një gropëz te mielli ku shtojmë vajin e përziejmë e më pas shtojmë dhallën pak nga pak. Në fund shtojmë majanë. Nëse e shohim që brumi është i qullët mund të shtojmë akoma pak miell dhe anasjelltas, nëse shohim që brumi është i fortë shtojmë edhe pak dhallë.
Fillojmë e ngjeshim mirë brumin derisa të arrijmë një masë homogjene. Më pas vendosim brumin e përgatitur në një enë qelqi të mbuluar me një pecetë. E lemë brumin të qetësohet përreth 30 minuta. Më pas e marrim me kujdes dhe e ndajmë në pjesë të vogla të cilat i hapim me dorë ose me okllahi/pec.Madhësinë e piteve mund ta bëni sipas dëshirës, zakonisht ne e bëjmë me diametër rreth 20 cm. Në një tigan të cilin e kemi lyer paraprakisht me pak vaj i skuqim pitet me radhë një e nga një nga të dyja anët. Pitet i shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me djathë të bardhë.