PËRBËRËSIT:
- 250 gr kos
- 4 kokrra veze
- 100 ml vaj lule dielli
- 180 gr sheqer
- 150 gr miell mokra me Spirulina
- 100 gr niseshte
- 30 gr maja për ëmbëlsira
- 10 gr esencë vanilje
- lëkurë limoni pak kripë
PEPRGATITJA:
Për të shpejtuar procesin e kësaj recete mund të përdorim një rrahëse elektrike. Fillojmë duke hedhur vezët në rrahësen elektrike. Bashkojmë dhe sheqerin dhe fillojmë rrahjen në shpjetësi mesatare.
Pasi masa të jetë fryrë, shtojmë vajin pa e ndërprere rrahjen. Ne hapin tjetër është radha të shtojmë kosin pjesë pjesë. Ndërkohë që masën e rrahim në mikser, grijmë lëkuren e limonit dhe ja shtojmë masës. Shtojmë dhe pak kripë. Gjithashtu sitim te gjitha përbërësit e thatë se bashku. Miellin, niseshte, majanë për ëmbëlsira dhe vaniljen. Produktet e situra i shtojmë tek rrahësi dhe vazhdojmë ti trazojmë. Lyejmë një tave me pak gjalpë dhe miell, me diametër 20/25cm. Hedhim masën e përgatitur në tavë dhe e vendosim për pjekje në furrë të nxehur në temperaturën 180°C. E lëmë të piqet rreth 40 minuta. Me pas bëjmë provën e pjekës për kek me kos. Ëmbëlsira kek me kos është gati, hedhim sipër sheqer pluhur dhe e shërbejmë në feta.