PIZZA ME PROSHUTE

PËRBËRËSIT:

  • 1 kg miell mokra me Fibra
  • 6-7 lugë vaj ulliri
  • pak kripë
  • 50 gr maja birre
  • 2 lugë sheqer
  • 10-15 gr kripë
  • 1 gote ujë
  • 350 gr mocarela e freskët
  • 250 gr proshutë
  • 150 gr salcë domate
  • Pak rigon
  • Vaj ulliri
  • Kripë

PEPRGATITJA:

Në një gotë hedhim majanë e birrës dhe sheqerin, i shkrijmë me pak ujë të vakët. Në një enë të madhe hedhim miellin e në mes të tij shtojmë gotën me ujë e majanë e shkrirë. I trazojmë mirë. Në një gotë tjetër hedhim kripë, vaj ulliri dhe pak ujë të vakët, i trazojmë mirë derisa të shkrihet kripa. E bashkojmë edhe këtë me miellin. Fillojmë të zëmë brumin.

Shtojmë akoma ujë nëse është e nevojshme. Vazhdojmë të ngjeshim brumin me dorë derisa të kemi arritur një masë homogjene. Mund ta vazhdojmë këtë proçes mbi dërrasën e punës. Më pas e vendosim përsëri në enë dhe e mbulojmë me një pecetë të pastër. E lemë në këtë mënyrë përreth dy orë. Duhet të kemi kujdes që enën mos ta lemë në korrent ajri. Pasi kanë kaluar rreth dy orë do të shohim se masa e brumit është dyfishuar. Tashmë brumi është gati për tu hapur e për të bërë picën.

Ndezim furin në maksimumin e temperaturës 200-230°C. Në një tavë ose gurë pjekje hapim brumin e picës në formë të rrumbullakët. Në një enë hedhim salcën e domates, pak rigon, kripë, vaj ulliri dhe i trazojmë mirë së bashku. Hedhim dy tre lugë gjellë sipër picës duke e hapur në të gjithë sipërfaqen në mënyrë të njëtrajtshme. Presim mocarelën në copa të vogla dhe shtojmë disa sipër. Presim dhe wurstel në rrathë të vegjël dhe i vendosim sipër picës. E vendosim picën në furë për pjekje për rreth 20 minuta. Pasi është pjekur pizza me wurstel mund të shërbehet e nxehtë.

Përgatitja:

Koha gatimit