BUKE ME FIBRA

PËRBËRËSIT:

  • 750 gr miell mokra me Fibra
  • 180 gr maja natyrale
  • 520 gr ujë
  • 1 lugë e vogël mjaltë
  • 12 gr kripë

PEPRGATITJA:

Për të përgatitur këtë bukë me maja natyrale, do të ndjekim një proces që quhet autolizë. Duke e përgatitur në këtë mënyrë nuk është nevoja ta ngjeshim shumë brumin.

Në një enë hedhim miellin me të gjithë ujin dhe e përziejmë me një lugë. E lëmë të pushojë për 30 minuta, duke e mbuluar enën me një qeskë kuzhine. Pasi brumi ka pushuar shtojmë mjaltin dhe majanë natyrale, i përziejmë mirë dhe gjithashtu hedhim kripën. Punojmë për rreth 10 minuta (me robot kuzhine), ose derisa masa është homogjene, e butë dhe e e lëmuar sipër.

Bëjmë top brumin dhe e vendosim në një enë të pushojë për 20 minuta. Pasi ka pushuar, brumin e palosim disa here nën vete. E përsërisim operacionin dhe 2 herë të tjera dhe më pas e bëjmë përsëri top dhe e vendosim në një ene të pushojë për të paktën 3 orë ose derisa masa të dyfishohet. Pasi brumi ka ardhur e vendosim në tavolinë e punës dhe e hapim disi me kujdes pa e shfryrë. E palosim për herën e fundit duke i dhënë formën e enës dhe e vendosim në enë të dyfishoje përsëri masën.

Enës i vendosim një rrobë të lyer me miell. Do të duhen rreth 1 orë, varet nga temperatura e ambientit, ideale është 26 °C. Ndërkohë ndezim furrën në 240 °C, dhe poshtë vendosim një enë me ujë për të krijuar avull. Pasi brumi ka ardhur, kthejmë brumin në tavë me kujdes dhe heqim miellin e tepërt. Me një brisk bëjmë disa prerje tërthore të bukës dhe e vendosim direkt në furrë të nxehtë. E pjekim bukën me maja për rreth 10 minuta dhe heqim enën me ujë. Me pas ulim temperaturën në 200 °C për 30 minuta të tjera. Përfundojmë pjekjen, duke e çuar furrën në 180 °C për 20 minuta të tjera ose derisa sipërfaqja të jetë kafe e artë.

Përgatitja:

Koha gatimit