PËRBËRËSIT:
PËR MBUSHJEN:
- 500 gr miell mokra me Riso Venere
- 250 ml ujë
- 1 lugë gjelle galpë brumë
- 1 lugë e vogël maja
- 10 gr kripë
PËR BRUMIN:
- 300 gr gjizë pa kripë
- 2 kokrra vezë
- 1 lugë gjellë gjalpë brumë
PEPRGATITJA:
Për të përgatitur Samuna të mbushura, në fillim përgatisim brumin me masat e dhëna. Në një gotë tretim majanë me 2-3 lugë ujë. Pas 5 minutash majanë e hedhim në enën që kemi miellin e situr. Shtojmë gjalpë brumë ose pak vaj ulliri.
Më pas shtojmë ujin e vakët dhe pak kripë. Pasi i përziejmë të gjitha masat brumin e vendosim në tavolinën e punës dhe e punojmë për gati 10 minuta. Brumin e lemë të pushojë për gati 30 minuta. Në të njëjtën kohë përgatitim mbushjen.
Në një enë hedhim gjizën, 1 vezë të plotë dhe 1 të bardhë, gjalpin për mbushje dhe e trazojmë. Brumin e ndajmë në 6 toptha dhe i hapim me anë të pecit me diametër 20-25 cm. Çdo pite e nëse dëshirojmë e lyejmë me pak gjalpë brumë dhe me anë të lugës vendosim mbushjet në gjysmën e pites.
Lyejmë bordin e brumit me pak ujë dhe gjysmën tjetër të pites e palosim në gjysmëhëne. Puthitim mirë anët të mos na dali mbushja duke i kaluar me një pirua në të gjitha anët. Kështu vazhdojmë me të gjithë brumin. Pasi i mbushim pitet i radhitim në një tavë të cilën e lyejmë më vaj ulliri ose pak gjalpë.
Sipër samuna të mbushura i lyejmë me të verdhën e vezës. Samunat e mbushura i pjekim në furrë të nxehur me 200°C për 10-15 minuta. Samuna të mbushura janë gati. I lëmë të frohen dhe i shërbejmë.